Akomodimet

Ne kete postim do te shohim tabelen e akomodimeve, ku do ta shpjegojme ne menyre te detajuar. Gjithashtu do t”ju tregojme edhe se si mund te zgjedh nje akomodim te caktuar.

13

Tabela e akomodimeve perbehet nga keto kolona:
  • ACC. – tregon te gjitha llojet e akomodimeve me ane te kodeve perkatese. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme.
  • PRICE/EUR – tregon cmimin, per secilen kategori, ne Euro/pasagjer. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme.
  • PS/VH – sherben per te zgjedhur 2 gjera: A) Akomodimin kur pasagjeret, te cileve po i presim bileten, jane meshkuj, B) per te zgjedhur mjetin/mjetet e transportit. Kjo kolone eshte e modifikueshme. Zgjedhja behet duke vendosur numrin e meshkujve ne akomodimin e kerkuar (d.m.th. ne rreshtin perkates). E njejta gje edhe kur duam te zgjedhim edhe mjetin e transportit.
  • FEM –  sherben per te zgjedhur akomodimin kur pasagjeret, te cileve po i presim bileten, jane femra. Kjo kolone eshte e modifikueshme per te gjitha tipet e akomodimve per pasagjeret (d.m.th. deri tek akomodimi DECK). Kjo kolone nuk eshte e modifikushme per mjetet e transportit.  Zgjedhja behet duke vendosur numrin e femrave ne akomodimin e kerkuar (d.m.th. ne rreshtin perkates).
  • WH. – sherben per te zgjedhur akomodimin kur pasagjeret, te cileve po i presim bileten, duan dhome te plote. Kjo kolone eshte e modifikueshme vetem per dhomat. Per pontet dhe per mjetet e transportit nuk eshte e modifikueshme.
  • WHOL – tregon disponibilitetin per te gjitha dhomat e plota. Ne rreshtin ku vlera tek kjo kolone eshte boshe, do te thote qe ajo tip dhome nuk ka  disponibilet. Zgjedhja behet duke vendosur numrin e dhomave qe duam te biletojme, ose rezervojme ne akomodimin e kerkuar (d.m.th. ne rreshtin perkates). Kjo kolone eshte e pamodikueshme.
  • MALE – tregon disponibilitetin e krevateve meshkuj. Kjo kolone na hyn ne pune VETEM ne castin kur nuk kemi disponibel dhoma te plota. Deri ne ate çast nuk kane shume Vi er online casino med alle svarene du skulle trenge. rendesi vlerat ne kete kolone. Kjo kolone eshte e pamodikueshme.
  • FEM – tregon disponibilitetin e krevateve femra. Kjo kolone na hyn ne pune VETEM ne castin kur nuk kemi disponibel dhoma te plota. Deri ne ate çast nuk kane shume rendesi vlerat ne kete kolone.
Tipet e akomodimeve:
  • – dhome e jashtme, me banjo, me dush
  • AB – dhome e brendshme, me banjo, me dush
  • B – dhome e jashtme, me lavaman
  • BB –  dhome e brendshme, me lavaman
  • DECK – ponte, akomodimi me i thjeshte i mundshem
  • S – poltrone, karrige
Tipet e e mjeteve:
  • IX1 – autoveture
  • IX2 – nuk perdoret ne biletimet normale
  • MO1 – motor
  • MO2 – nuk perdoret fare

SHENIM

Tabela e akomodimeve del ne castin qe zgjedhim itinerarin.

Kur kemi me shume se nje nisje ne dite, duhet te zgjedhim nisjen e deshiruar, e me pas tabela del automatikisht.

Ne rastin kur tabela nuk del kur kemi zgjedhur tragetin e deshiruar, shtypim butonin F3 qe te dali. Ne kete rast opsioni e shfaqjes automatike e i fikur. Nese ju doni ta ndizni kete opsion na kontaktoni, qe t”ju ndryshojme me aktivizim e ketij opsioni.

Ne postimin tjeter do t”ju shpegojme si te bejme nje rezervim.

Nese keni ndonje pyetje mos hezitoni te na shkruani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *