Pjeset e programit

Ne kete postim do te trajtojme pjeset kryesore te programit, i cili perbehet nga 6 pjese. Pjeset e programit jane:

  • Itinerary
  • Request
  • Reserve/Issue
  • Settings
  • Messages
  • Instruct.
6

Pjesa I – Itinerary

Kjo pjese sherben per te zgjedhur itinerin e udhetimit te kerkuar nga pasagjeri. Fotoja me poshte tregon kush pjesa e itinerarit.

7

Itinerari perbehet nga keto pjese:

  • Date – vendosim daten e udhetimit te kerkuar. Ajo eshte e formatit DD/MM, ku D – data e M – muaji. Ajo ka nje “/” e cila sherben per te ndare daten nga muaji. Me poshte shikojme disa shembuj si shkruhen datat:
    ► 2 Shkurt -> 0202 (ku “02” pare percakton daten 2 dhe “02” dyte percakton muajin Shkurt)
    ► 15 Gusht -> 1508 (ku “15” percakton daten 15 dhe “08” percakton muajin Gusht)
    ► 5 Nentor -> 0511 (ku “15” percakton daten 5 dhe “11” percakton muajin Nentor)
  • From – shkruajme kodin e portin e nisjes. Perkatesisht:
    ► Kodi “DRZ” per portin e Durresit
    ► Kodi “BAR” per portin e Barit
    ► Kodi “IGO” per portin e Igumenitces
  • To – shkruajme kodin e portit te mberritjes. Perkatesisht:
    ► Kodi “DRZ” per portin e Durresit
    ► Kodi “BAR” per portin e Barit
    ► Kodi “IGO” per portin e Igumenitces
  • Time – shkruajme thjesht simbolin “*”.

SHENIM

Simbolin “/” nuk eshte e nevojshme ta shkruajme pasi ate e ka te ruajtur vete programi.

Opsionin “DT” nuk e perdorim fare.

Kodi i portit te mberritjes nuk duhet te jete i njejte me portin e nisjes.

Nese simboli “*” eshte i vendosur atehere mjafton te shtypim ENTER.

Disa programe mund te kene edhe nje opsion tek pjesa e itinerarit, ajo eshte “Company” te cilen e plotesojme me kodin VNN (kodi i kompanise VENTOURIS FERRIES), ose e leme bosh duke shtypur thjesht ENTER.

Nese kemi shtypur nje te dhene gabim si pershembull daten ose portin e nisjes dhe duam ta fillojme edhe njehere nga e para plotesim shtypim butonin F11. Do te na dali nje tabele me shenimin: “Are you sure?”. Shtypim ENTER ose butonin Yes. Pas kesaj komande programi kthehet ne gjendje fillestare.

Pjesa II – Request

Tabela Request sherben per te na treguar numrin e trageteve qe nisen ne diten e perzgjedhur. Gjithashtu aty jepen detajet  specifike per secilen nisje, te cilat do ti specifikojme me poshte.

8

  • Date – tregon daten e nisjes se trageteve, normalisht eshte e njejte me daten e zgjedhur ne pjesen e itinerarin.
  • From – tregon portin e nisjes se trageteve, normalisht eshte e njejte me portin e zgjedhur ne pjesen e itinerarit.
  • To – tregon portin e mberritjes se tragetit, normalisht eshte i njejte me portin e zgjedhur ne pjesen e itinerarit, e kundert me portin e nisjes.
  • Company – tregon kompanine e trageteve qe i mundeson keto udhetime.
  • Mean – tregon emrin e tragetit
  • Dep. – tregon oren e nisjes per secilin traget.
  • Arr. – tregon oren e mberritjes ne destinacionin perkates.
  • Arr. Date – tregon daten e mberritjes ne destinacionin perkates
  • Season – tregon tipin e sezonit per secilin traget. Ai mund te jete I ULET (LOW), I MESEM (MIDDLE) dhe I LARTE (HIGH).

SHENIM

Ne sezonin e ULET dhe ate te MESEM normalisht niset vetem nje traget ne dite, ne oren 23:00 dhe mberrin ne destinacion te nesermen ora 08:00. Ne sezonin e LARTE ka disa nisje brenda nje dite.

Per te zgjedhur tragetin qe duam levizim me shigjetat lart dhe poshte.

Per te pare ne cilin traget jemi dhe te shkojme tek trageti i deshiruar na ndihmon simboli “@” ne kolonen “#”, ne fillim te tabeles.

Nese kemi zgjedhur tragetin e gabuar dhe duam te zgjedhim nje traget tjeter shtypim butonin F12. Do te na dali nje tabele me shenimin: “Are you sure?”. Shtypim ENTER ose butonin Yes. Pas kesaj komande programi kthehet ne gjendje fillestare, e fillojme perseri nga e para.

Pjesa III – Reserve/Issue

Tabela Reserve/Issue sherben per plotesimin e te dhenave te pasagjereve, te cilat do ti specifikojme me poshte. Ajo perbehet nga nentabela: A) Nentabela e personave, e cila perbehet nga 9 rreshta (rreshtat tregojne numrin maksimal te personave qe mund te kete nje rezervim ose bilete), B) Nentabela e automjeteve, e cila perbehet nga 4 rreshta (rreshtat tregojne numrin maksimal te automjeteve qe mund te kete nje rezervim ose bilete),

9

Nentabela e personave perbehet nga keto kolona:
  • Class – tregon llojin e akomodimit qe zgjedhim ne baze te kerkeses qe na jep pasagjeri. Tipet e akomodimeve do ti percaktojme ne postim pasardhes. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme.
  • #Cab – tregon numrin e dhomes nese kemi zgjedhur dhome si akomodim, numrin e pontes ose numrin e poltrones. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme. Ajo tregon thjesht nje informacion me te detajuar per pasagjerin.
  • Bed – tregon krevatin nese kemi zgjedhur dhome si akomodim. Ne rastin e pontes dhe te poltrones eshte thjesht nje yll. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme. Ajo tregon thjesht nje informacion me te detajuar per pasagjerin.
  • Sex – tregon gjinine qe kemi zgjedhur per pasagjerin. Ne rastin e poltrones, pontes ose nje krevat (qofte dhome 2-she, 3-she apo 4-she) gjinia percaktohet qe ne castin kur zgjedhim akomodimin. Ne rastin kur zgjedhim nje dhome te plote gjinine duhet ta plotesojme vete duke zevendesuar “W” me “M” per mashkull dhe “F” per femer. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet vetem nese kemi zgjedhur nje dhome te plote.
  • P.T – tregon grupin ku futet pasagjeri. Pasagjeret ndahen ne tre grupe: a) Adult (me kod “AD” – te gjithe personat qe e kane kaluar moshen 12 vjeç), b) Child (me kod “CH” – femijet me mosha nga 4 deri ne 12 vjeç), c) Infant (me kod “IN” – femijet nga 0 deri 4 vjeç). Sistemi i merr automatikisht pasagjeret adult, nese midis tyre kemi ndonje femije duhet te vendosim kodin perkates. Kjo kolone duhet modifikuar vetem nese kemi femije midis pasagjereve duke vendosur kodin perkates.
  • Last name – shkruajme mbiemrin dhe emrin per te gjithe pasagjeret qe kemi. Ajo duhet te kete trajten MBIEMER-EMER. Viza ndermjet mbiemrit dhe emrit del duke shtypur butonin SPACE ne tastjeren tuaj. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet.
  • In. – shkruajme inicialin e emrit te secilin pasagjer. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet.
  • Discount – tregon tarifen per secilin pasagjer. Kemi tre tipe tarifash per pasagjeret, te casino online cilat jane: a) Adult me kod “DEF“, b) Child me kod “CHI“, c) Infant me kod “IN“. Sistemi i merr automatikisht pasagjeret adult, nese midis tyre kemi ndonje femije duhet te vendosim kodin perkates. Kjo kolone duhet modifikuar vetem nese kemi femije midis pasagjereve duke vendosur kodin perkates.
  • SSR – shkruajme shkronjen “V“, e cila eshte shkurtim e fjales Voucher. Ne rasti kur bejme thjesht nje rezervim kolona SSR lihet bosh. Ne rastin kur duam te bejme nje bilete duhet te platesojme kolonen SSR me shkronjen “V”. Duhet te vendosim V tek aq rreshta sa kemi persona. P:SH.: Nese kemi 3 persona => 3 rreshta per te plotesuar, do te thote qe do te vendosim V tek te 3 rreshtat. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet.
  • Id/Passport – shkruajme te dhenat e kartes ID ose te pasaportes per It had been considered the champions of social gaming Zynga were looking for some real cash play from internet sites because the launch of Zynga Plus Casino and Zynga Plus Poker demonstrates. secilin pasagjer. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet. Ne rastin qe nuk i kemi te dhenat e pasaportes ose kartes ID atehere mjafton te vendosim nje numer ose nje germe, por sduhet ta leme bosh pasi nuk mund te kyrejme dot proceduren e rezervimit ose biletimit.
  • Nat. – shkruajme nenshtetesine e secilit pasagjer. P.SH. per shqiptaret shkruajme AL, per italianet shkruajme IT, per kosovaret shkruajme KS, per maqedonasit shkruajme MK, etj… Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet.
  • Birth d. – shkruajme ditelindjen per secilin pasagjer. Ajo ka formatin DD/MM/VV (ku: D – data, M – muaji, V – viti). Po ju tregojme ja dy shembuj:
    ► Nese pasagjeri ka ditelindjen 1 Janar 1982 atehere shkruajme: 01/01/82
    ► Nese pasagjeri ka ditelindjen 16 Qershor 1991 atehere shkruajme: 16/06/91
    Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet. Nese nuk e dime ditelindjen e pasagjereve duhet ti plotesojme me nje datelindje kot, ose per shkurt mund te shkruajme: 01/01/01 ose 11/11/11.
  • BP/Card – shkruajme vendlindjen e pasagjerit. Kjo kolone nuk eshte e detyrueshme te plotesohet.
  • OE – nuk duhet te shkruajme asgje, ajo duhet te lihet bosh, pasi sistemi ne castin e prerjes se biletes e ploteson vete ne menyre automatike.
  • # Ticket – nuk duhet te shkruajme asgje, ajo duhet te lihet bosh, pasi sistemi ne castin e prerjes se biletes e ploteson vete ne menyre automatike.
  • @ – eshte nje kolone qe nuk perdoret.

SHENIM

Kolonat “Class”, “#Cab”, “Bed” nuk modifikohen.

Kolonat “OE”, “# Ticket” nuk duhet te plotesohen.

Tek kolona “P.T” zgjedhim grupin ku futet pasagjeri duke shtypur kodin perkates. AD – adult; CH – child; IN – infant.

Tek kolona “Discount” zgjedhim tarifen per pasagjerin duke shtypur kodin perkates. DEF – adult; CHI – child; IN – infant. Tarifa  duhet te korrespondojne grupeve qe kemi zgjedhur tek kolona P.T.

Per te konfirmuar te dhenat e plotesuar shtyp butonin ENTER dhe levizim me shigjetat majtas, djathtas. Nuk duhet te perdorim butonin TAB.

Nese kemi zgjedhur akomodimin e gabuar dhe duam te zgjedhim nje akomodim tjeter shtypim butonin F11. Do te na dali nje tabele me shenimin: “Are you sure?”. Shtypim ENTER ose butonin Yes. Pas kesaj komande programi kthehet ne gjendje fillestare, e fillojme perseri nga e para.

Nentabela e automjeteve perbehet nga keto kolona:
  • V. Type – tregon llojin e automjetit qe zgjedhim ne baze te kerkeses qe na jep pasagjeri. Kjo kolone eshte e pa modifikueshme.
  • # Pr – tregon numrin e automjeteve te biletuar deri ne ate cast. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme
  • Len – tregon gjatesine e automjetit. Kjo kolone eshte e pamodifikueshme.
  • Plates – shkruajme targen e secilit automjetit. Kjo kolone eshte e detyrueshme te plotesohet. Nese nuk e dime targen e automjetit shkruajme AUTO.
  • Discount – tregon tarifen e zgjedhur per automjetin. Kjo kolone nuk duhet te modifikohet.
  • Driver name – shkruajme mbiemrin dhe emrin e shoferit. Ajo duhet te kete trajten MBIEMER-EMER. Mjafton te shkruajme germen e pare te mbiemrit dhe plotesohet vete automatikisht i tere emri,
  • TS – nuk duhet te shkruajme asgje, ajo duhet te lihet bosh, pasi sistemi ne castin e prerjes se biletes e ploteson vete ne menyre automatike.
  • # Ticket – nuk duhet te shkruajme asgje, ajo duhet te lihet bosh, pasi sistemi ne castin e prerjes se biletes e ploteson vete ne menyre automatike.
  • Card – shkruajme tipin e automjetit. Kjo kolone nuk eshte e detyrueshme te plotesohet, ajo mund te lihet edhe bosh.

SHENIM

Kolonat “V. Type”, “# Pr”, “Len” nuk modifikohen.

Kolonat “TS”, “# Ticket” nuk duhet te plotesohen.

Per te konfirmuar te dhenat e plotesuar shtyp butonin ENTER dhe levizim me shigjetat majtas, djathtas. Nuk duhet te perdorim butonin TAB.

Nese kemi zgjedhur tipin e gabuar te automjetit dhe duam te zgjedhim nje tip tjeter shtypim butonin F11. Do te na dali nje tabele me shenimin: “Are you sure?”. Shtypim ENTER ose butonin Yes. Pas kesaj komande programi kthehet ne gjendje fillestare, e fillojme perseri nga e para.

Pjesa IV – Settings

Tabela Settings sherben per te bere modifikime ne opsionet e programit. Aty mund te ndyshojme te dhena ndryshme deri tek ngjyrat e kolonave apo te shkrimeve. Kjo tabele do te na sherbeje ne rastin kur duam te shohim xhiron ditore ose mujore te agjensise, gje te cilen do ta trajtojne ne postimet ne vazhdim.

10

Pjesa V – Messages

Tabela Messages sherben per te treguar te gjitha biletat apo rezervimet qe bejme ne nje afat kohor sa programi eshte i hapur. Nese programin e mbyllim dhe e rihapim fusha tek kjo tabele pastrohet e fillon perseri nga e para. Kjo tabele eshte shume pak e perdorshme, per mos me thene nuk eshte fare e perdorshme.

11

Pjesa VI – Instruct.

Tabela Instruct. sherben per te na treguar komandat e ndryshme te programit. Kjo tabele eshte shume pak e perdorshme, per mos me thene nuk eshte fare e perdorshme.

12

SHENIM

Tre pjeset e para, Itinerary, Request dhe Reserve/Issue, qe shpjeguam me larte, jane tre pjeset kryesore te programit dhe me te perdorurat. Ato jane te nderlidhura me njera – tjetren. Nderlidhja eshte e trajtes: KERKESE (Itinerary) – ZGJIDH (Request) – PLOTESO/BILETO (Reserve/Issue).

Tre pjeset e tjera, Settings, Messages dhe Instruct. jane me pak te perdorshme. Ato jane thjesht ndihme ndaj agjensise. Mos perdorimi i tyre nuk ndikon ne prerjen apo rezervimin e biletave.

 

Nese keni ndonje pyetje mos hezitoni te na shkruani!

Leave a Reply

Your email address will not be published.