Si mund te rezervoni apo te preni nje bilete?
Eshte e mundur qe te rezervohet bileta direkt online, ose mund te na dergoni e-mail ne adresen: info@duniagency.al (duke specifikuar daten e nisjes, tipin e akomodimit si dhe te dhenat personale si emri, mbiemri, numri pasaportes ose kartes ID, si dhe ditlindjen. Ne rastin e automjeteve shoqeruese eshte e nevojshme tipi i makines, targa dhe marka e saj). Ju mund te biletoni dhe ne agjensine tuaj te udhetimit.
Cfare ndodh nese une te mos marre asnje komfirmim pasi te kem kryer pagesen e biletes online?
Telefononi ne zyren tone qendrore ne keto dy numra: 052 224900 / 225338 ose na dergoni email ne adresen: info@duniagency.al, ku na tregoni numrin e biletes se shfaqur gjate komfirmimit te biletimit online si dhe mbiemrin e pasagjerit. Nje operator do te lidhet me ju ku do t’ju tregoje mbi gjendjen e biletes suaj. Nese bileta eshte prere sakte do t’ju ridergojme nje kopje te biletes ne email-in tuaj, ne te kundert prerja e saj do te duhet te ribehet.
Eshte kopja e biletes e vlefshme per te gjithe proceduren e imbarkimit?
Kopje e biletes e derguar nuk mjafton per te kryer proceduren e imbarkimit, ju duhet te paraqiteni ne zyren tone ne qytet ose ne zyren tone brenda ne port perpara nisjes.
Si mund te paguaj nje bilete online?
Biletat online mund te paguhen me ane te nje karte krediti (psh: Visa, Visa Electron, Master Card, Maestro, etj…) ose me ane te nje llogarie ne Paypal.
Mund ta prej bileten online dhe ta bej pagesen ne port?
Jo, pagesa duhet te behet online gjate prerjes se biletes.
Si mund te rimbursohet nje bilete e prere online?
Per te rimbursuar nje bilete te prere online duhet te dergoni kerkese tek email-i yne, info@duniagency.al. Rimbursimi do te kreditohet ne te njejten karte e cila eshte perdorur gjate prerjes se biletes duke u bazuar ne kushtet e anullimit te biletes.
Kur fillon procedura e imbarkimit?
Imbarkimi fillon 4 ore para nisjes se tragetit e vazhdon deri nje ore para nisjes se ketij te fundit. Procedura e imbarkimit vlen per te gjithe pasagjeret edhe per te gjithe llojet e makinave.
Mund te marr kafshe me vete? Cfare lloj kafshesh lejohen?
Po mund te merrni kapfshe me vete. Kafshet qe lejohen jane qente dhe macet. Ato kane nje vend te posacem ne traget. Kafshet nuk lejohen te merren ne dhome.
Cfare duhet te bej sapo te arrije ne port?
Sapo te mberrini ne port, paraqituni tek sporteli i Ventouris Ferries brenda ne terminal me kopjen e biletes suaj. Aty do te merrni biletat elektronike. Gjithashtu do te beni dhe imbarkimin elektronin, te ashtuquajturin “Boarding Pass”, nje risi kjo e Autoritetit Portual Durres.
Si caktohet numri i kabines / poltrones?
Numri i kabines ose i poltrones eshte i caktuar ne menyre te rastesishme qe ne castin e prerjes se biletes. Ne biletat elektronike eshte me shkrim te forte.
Nese ska dhoma ne dispozicion, a ka ndonje liste pritjeje?
Nese akomodimi i kerkuar eshte i padisponueshem, atehere ju duhet te zgjidhni nje tip tjeter akomodimi, ose mund te ndryshoni dhe daten. Nuk ka liste pritjeje.
Nese humb ndonje gje ne bord cfare duhet te bej?
Nese humbi ndonje gje, nderkohe qe ju jeni akoma ne bord, atehere duhet te beni ankese ne recepsion dhe te informoni komiarin. Nese ju e kuptoni qe keni humbur dicka ne traget pasi keni mbaruar procedurat e disimbarkimit, dergoni nje email me te gjitha detajet e objektit te humbur ne: info@duniagency.al.
Eshte e mundur qe te nise nje makine pa shofer?
Po eshte e mundur, bileten e makines ju mund ta preni ne zyren tone qendrore, ku do te informoheni dhe per shkresat e nevojshme.
Eshte e mundur te shkoj ne garazh gjate udhetimit?
Per arsye sigurie gjate udhetimit nuk lejohet hyrja ne garazhe.
Si mund ta kanceloj bileten time?
Duka na cuar me email ne info@duniagency.al, kodin e biletes si dhe mbiemrin e pasagjerit. Kancelimi do te behet duke u bazuar ne rregullat e anullimit.
Si mund ta modifikoj bileten e prere online?
Ju mund te coni kerkese me email ne info@duniagency.al ose kontaktoni ne numrat tone te telefonit: 00355 52 224900 / 225338.
Mund te modifikohet nje bilete? Ne rast se po sa eshte paguar si penale?
Biletat mund te modifikohen. Ndryshimi i emrit ose i te dhenave te tjera personale nuk ka pagese ekstra. Ndryshimi i dates ose i tipit te akomodimit behet duke paguar diferencen midis cmimit te ri dhe atij aktual.
Nese une modifikoj bileten do te marr nje bilete te re?
Po nese ju coni kerkese per modifikim e biletes, ju do te merrni nje bilete me ndryshimet e bera.