Kushtet e Pergjithshme

Kushtet e Pergjithshme

Pasagjerët, automjetet dhe bagazhet e tyre udhëtojnë sipas kushteve të përgjithshme të transportit të Kompanisë VENTOURIS FERRIES.

Oraret mund të ndryshojnë edhe pa paralajmërim. Pasagjerët duhet të vetë verifikojnë nëse orari i nisjes së anijes nuk ka pësuar asnjë ndryshim. VENTOURIS FERRIES edhe pse angazhohet të respektojë oraret dhe grafikun e operimit të anijeve në linjë, ruan të drejtën e anullimit të udhëtimit ose ndryshimit të grafikut për shkak të forcave madhore: kushte të vështira meteorologjike, greva, defekte teknike, etj., duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për pasojat e ndryshimeve, zëvendësimeve dhe/ose vonesave të anijeve në linjë.

FËMIJËT

Fëmijët deri në moshën 4 vjeçare udhëtojnë falas pa të drejtë krevati dhe poltroni. Fëmijët nga 4 deri 12 vjeç përfitojnë një zbritje deri në 50% të çmimeve, si në udhëtimin e vajtje ashtu dhe në ardhje.

ZBRITJE

Studentët përfitojnë zbritje prej 20% nga çmimi ekzistues në këto akomodime: AB, B, BB, S & Y. – Zyrtarë të Ambasadave, NATO-s ose KE dhe anëtarët e familjeve të tyre përfitojnë zbritje prej 20%, si për pasagjerët ashtu edhe për automjetet e tyre.
Çmimet me zbritje në kthim janë përllogaritur në kolonën “ARDHJE” dhe janë të mundura vetëm kur bileta e ardhjes merret njëkohësisht me biletën e vajtjes. Zbritja në kthim aplikohet pavarësisht nga porti i zgjedhur për udhëtim.
Për tarifat e grupeve duhet të kontaktoni agjentin tuaj të udhëtimit. KUJDES: Në çdo rast keni të drejtë vetëm për një zbritje.

IMBARKIMI

Pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin, duhet të paraqiten pranë zyrave të imbarkimit të paktën dy orë para orarit të nisjes së anijes. Procedurat e imbarkimit përfundojnë një orë para nisjes. VENTOURIES FERRIES ka të drejtë të anullojë rezervimin mbas mbylljes së sportelit; në këtë rast nuk kanë të drejtën e kthimit të vlerës së biletës. Kushdo që udhëton me kamper ose rimorkio duhet të kryejë procedurat e imbarkimit tre orë para nisjes së anijes. Të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me dokumenta të vlefshme për udhëtim.

BILETA ME DATË TË HAPUR (OPEN)

Biletat me datë të hapur janë të vlefshme për një vit nga data e prerjes. Pasagjerët me bileta të tilla duhet të komunikojnë datën e kthimit pranë Zyrës Qëndrore ose pranë VENTOURIS FERRIES të paktën një javë përpara nisjes. Konfirmimi i udhëtimit varet nga mundësia e vendeve të lira dhe VENTOURIS FERRIES nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se nuk ka vende. Gjithashtu çmimet e ardhjes do të llogariten sipas sezonit në të cilin do të kryhet udhëtimi dhe çdo diferencë shtesë do të paguhet në portin ku bëhet imbarkimi.

ANULLIMI I BILETËS

Anullimi i biletave mund të bëhet pranë Agjentit të Përgjithshëm ose Kompanisë VENTOURIS FERRIES. Në raste kur pasagjeri zotëron biletën me datë të caktuar nisjeje dhe nuk mund të udhëtojë do t’i kthehet vlera e biletës në përqindje si vijon: deri në 5 orë përpara nisjes 100%, nga 5 orë përpara nisjes e me vone 80%. Për mos njoftim të paktën 24 orë para nisjes VENTOURIS FERRIES nuk ka asnjë detyrim për të kthyer vlerën e biletës.

BILETA TË HUMBURA

Në rast se humbet biletën, pasagjeri duhet të njoftojë menjëherë Agjencinë ku e ka blerë biletën ose VENTOURIS FERRIES. Në këtë rast bëhet një biletë tjetër që paguhet nga pasagjeri. Kthimi i vlerës së biletës bëhet 12 muaj nga data e përfundimit të biletës dhe pasi të jetë verifikuar që kjo biletë nuk është përdorur. Kujdes: Biletat janë të vlefshme për një vit duke filluar nga data e blerjes vetëm për portin e shënuar në biletë.

DIZIMBARKIMI

N.q.s pasagjeri refuzon të zbresë në portin për të cilin ka prerë biletën është i detyruar të paguaj diferencën e çmimit dhe çdo shtesë tjetër. VENTOURIS FERRIES është i autorizuar të mbajë të gjithë vlerën n.q.s pasagjeri ndërpret udhëtimin pa mbërritur në destinacion, por në një port tjetër përpara, me përjashtim të rasteve kur ndërprerja ndodh për shkak të një sëmundjeje, aksidenti ose të ndonjë force madhore. Mëngjesi, dreka dhe darka nuk përfshihen në çmimin e biletës. Për përdorimin e kabinës vetëm pasagjeri duhet të paguaj me 50% zbritje vlerën për çdo krevat të pa zënë.

Kafshët shtëpiake udhëtojnë falas por është e ndaluar hyrja e tyre në kabinë, në restorante dhe në baret e anijes. – VENTOURIS FERRIES nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen e bagazheve, parave ose sendeve me vlerë. Paratë dhe sendet me vlerë mund të dorezohen pranë Zyrës së Komisarit të anijes për ruajtjen e tyre. – Autobuzët që udhëtojnë me më pak se 50% të kapacitetit të pasagjerëve u aplikohen çmimet e kamionëve. – Çmimet dhe rezervimet e kamionave mund të bëhen pranë Zyrës Qendrore të VENTOURIS FERRIES në Pire ose pranë Zyrave të Agjencisë Portuale të VENTOURIS FERRIES.

DESTINACIONI DHE ÇMIME

VENTOURIES FERRIES angazhohet të respektojë oraret dhe grafikun e operimit të anijeve në linjë. Megjithatë në rast të rritjes së çmimit të karburanteve, zhvlërsimit të monedhës ose për çfarëdo rrethanë të pa parashikuar VENTOURIS FERRIES rezervon të drejtën e ndryshimit të orareve dhe çmimeve pa asnjë paralajmërim.