Informacion i Dobishem

Ketu do te gjeni informacion te dobishem

Imbarkimi (Check-in)

Para se te shkojne ne traget pasagjeret duhet te bejne proceduren e imbarkimit ne terminalin e pasagjereve. Tek sporteli i imbarkimit pasagjeret thjesht duhet te paraqesin bileten dhe nje mjete identifikimi. Aty do te merren biletat elektronike, ne te cilen jane te specifikuar te dhenat e itinerarit, te dhenat e pasagjerit, akomodimi i tyre, etj. Gjithashtu ne terminal pasagjeret do te paisjen dhe me kuponat e Boarding Pass-it.

Limiti i kryerjes se procedures se imbarkimin per pasagjeret me apo pa makina eshte 1 ore para nisjes. Pasagjeret qe vijne pas ketij limiti, e humbin te drejten e imbarkimin.

Makinat imbarkohen duke zbatuar urdherat e Komisarit dhe te vartesve te tij. Ato mund te parkohen ne cdo vend te mundeshem ne garazhe.

Cmimet Tona

Te gjitha tarifat jane te shprehura ne  €uro.

Tarifat jane ne varesi te moshes se pasagjereve. Kemi 3 kategori:

Adult (te gjithe >12 vjec) – Tarifat e sistemit.

Child (femije 4-12 vjec) – 50% e tarifave te sistemit.

Infant(bebe <4 vjec) – vetem 15 € (taksa e naftes).

Taksa e Naftes

Taksa e naftes per te gjithe pasagjeret dhe automjetet eshte 15 €. Kjo takse eshte e perfshire brenda tarifes se biletes.

Kushtet e Pageses

Bileta eshte e pagueshme ne castin e prerjes se saj.

Kushtet e Anullimit

Ne rast anullimi pasagjeri duhet te paraqitet tek agjensia e udhetimit ose direkt ne zyren tone. Anullimi i biletes, nga vete pasagjeri, do te mbahet nje penale nga shuma totale e biletes:

   0% Penale per anullimet e bera nga casti i prerjes deri 4 ore para nisjes.

 50% Penale per anullimet e bera nga 4 ore deri 1 ore para nisjes.

100% Penale per anullimet e bera nga 1 ore para nisje e deri ne nisje te tragetit.

Kushtet e Modifikimit

Biletat e pasagjereve jane te modifikueshme. Modifikim mund te behen para ose pas dites se udhetimit. disa nga modifikimet qe mund te behen jane:

Ndryshimi i emrit ose te dhenat e pasagjerit behet pa pagese ekstra.

Ndryshimi i markes ose i targes per automjetet behet pa pagese ekstra.

Ndryshimi i akomodimin behet duke paguar diferencen midis akomodimit te ri dhe atij ekzistues.

Ndryshimi i dates behet duke paguar diferencen midis cmimit ne daten e re dhe atij ekzistues (ku ndryshim lejohet deri ne dy here). 

Shtimi i nje pasagjeri te ri behet deri ne 1 ore para nisjes se tragetit.

Shtimi i nje automjeti te ri behet deri ne 1 ore para nisjes se tragetit.

Dokumentat e udhetimit

Per qytetaret e ndonje shteti Europian nevojitet thjesht nje karte identiteti os nje pashaporte e vlefshme.

Per qytetaret e ndonje shteti jashte Europes nevojitet pashaporta, nje leje rezidence ose nje vise nga nje nga shtetet e zones Shengen.

Shendeti

Pasagjeret jane te predizpozuar te jene te shendetshem si nga ana fizike dhe nga ajo mendore, te mos vuaj nga ndonje semundje, dhe gjithashtu jane te vetedijshem qe tragetet nuk kane mjek. Sidoqofte tragetet jane te paisur me kuti te ndihmes se shpejte.

Kafshet

Kafshet duhet te udhetojne ne kolibe dhe te jene te paisur me pashaporten e kafsheve. Ato nuk lejohen te futen ne kabine ose te rrine ne vende ku gjenden pasagjere.